| Chapter 5 |
1 | kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi, |
2 | dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij. |
3 | Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni. |
4 | Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ``Ti je im Bir, sot ti më linde``, |
5 | dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ``Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut``. |
6 | I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia. |
7 | Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi, |
8 | dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden, |
9 | duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut, |
10 | për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t`u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar. |
11 | Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t`ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta. |
12 | Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë; |
13 | kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen. |
14 | Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia, |