| Chapter 4 |
1 | Sepse ju e dini se ç`urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus. |
2 | Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; |
3 | që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, |
4 | jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë, |
5 | dhe që askush të mos mashtrojë ose t`ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam. |
6 | Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. |
7 | Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë. |
8 | Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin. |
9 | Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë. |
10 | dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar, |
11 | që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë. |
12 | Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. |
13 | Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. |
14 | Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, |
15 | sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; |
16 | pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. |
17 | Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë. |
18 | Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj, |