Albanian Bible

Kolosianëve 4

1 Thesalonikasve

Return to Index

Chapter 1

1

  Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona, 

2

  duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë, 

3

  duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj, 

4

  sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj. 

5

  Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë, 

6

  për t`u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë. 

7

  Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s`kemi nevojë të themi ndonjë gjë, 

8

  sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t`i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë, 

9

  dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen. 

10

  Sepse ju vetë, vëllezër, e dini se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë. 

1 Thesalonikasve 2

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: