| Chapter 10 |
1 | Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij. |
2 | Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë. |
3 | Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë, |
4 | sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson. |
5 | Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: ``Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre``. |
6 | Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: ``Mos thuaj në zemrën tënde: ``Kush do të ngjitet në qiell?``. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti. |
7 | Ose: ``Kush do të zbresë në humnerë?``. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish. |
8 | Po ç`thotë, pra? ``Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde``. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; |
9 | sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. |
10 | Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim, |
11 | sepse Shkrimi thotë: ``Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet``. |
12 | Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin. |
13 | Në fakt: ``Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet``. |
14 | Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s`ka kush predikon? |
15 | Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ``Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!``. |
16 | Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: ``O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?``. |
17 | Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. |
18 | Por unë them: Mos nuk dëgjuan? Madje, ``Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës``. |
19 | Por unë them: ``Mos nuk e kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: ``Unë do t`ju shtie në xhelozi me një komb që s`është fare komb; do t`ju bëj të zemëroheni me anë të një kombi të marrë``. |
20 | Dhe Isaia me guxim thotë: ``Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua``. |
21 | Por lidhur me Izraelin ai thotë: ``Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt një populli të pabindur dhe kundërthënës``. |