Albanian Bible

Veprat e Apostujve 24

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 25

1

  Kur Festi arriti në krahinë, mbas tri ditësh u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem. 

2

  Kryeprifti dhe krerët e Judenjve i paraqitën akuzat kundër Palit dhe i luteshin, 

3

  duke kërkuar t`u bënte favorin që Palin ta binin në Jeruzalem; kështu ata do ta vrisnin në një pritë rrugës. 

4

  Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt. 

5

  ``Prandaj njerëzit me influencë midis jush``, tha ai, ``le të zbresin me mua; dhe, në qoftë se ka ndonjë faj te ky njeri, le ta akuzojnë``. 

6

  Si qëndroi midis tyre jo më shumë se tetë a dhjetë ditë, Festi zbriti në Cezare; të nesërmen zuri vend në gjykatë dhe urdhëroi që të sillnin Palin. 

7

  Kur erdhi ai, Judenjtë që kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kundër Palit shumë akuza të rënda, të cilat nuk mund t`i vërtetonin. 

8

  Në mbrojtje të vet Pali thoshte: ``Unë nuk kam mëkatuar as kundër ligjit të Judenjve, as kundër tempullit, as kundër Cezarit``. 

9

  Por Festi, duke dashur t`u bëjë qejfin Judenjve, iu përgjigj Palit e tha: ``A dëshiron të ngjitesh në Jeruzalem për t`u gjykuar para meje për këto gjëra?``. 

10

  Atëherë Pali tha: ``Unë jam para gjykatës së Cezarit, ku duhet të gjykohem; unë nuk u kam bërë asnjë të padrejtë Judenjve, sikurse ti e di fare mirë. 

11

  Në qoftë se kam vepruar keq ose kam kryer diçka që meriton vdekjen, nuk refuzoj që të vdes; por nëse s`ka asgjë të vërtetë në gjërat për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë në duart e tyre. Unë i apelohem Cezarit``. 

12

  Atëherë Festi, pasi e bisedoi me këshillin, u përgjigj: ``Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do të shkosh``. 

13

  Pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Cezare për të përshëndetur Festin. 

14

  Dhe, mbasi ata ndenjën disa ditë, Festi ia parashtroi çështjen e Palit mbretit, duke thënë: ``Feliksi ka lënë të burgosur njëfarë njeriu, 

15

  kundër të cilit, kur isha në Jeruzalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e Judenjve, kishin paraqitur akuza, duke kërkuar dënimin e tij. 

16

  Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t`i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza. 

17

  Prandaj, kur ata u mblodhën këtu, pa e shtyrë punën, u ula të nesërmen në gjykatë dhe urdhërova të ma sjellin këtë njeri. 

18

  Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja. 

19

  Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë. 

20

  Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra. 

21

  Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti për të marrë gjykimin e tij, dhashë urdhër që ta ruanin derisa të mundem ta dërgoj te Cezari``. 

22

  Agripa i tha Festit: ``Do të doja edhe unë ta dëgjoja këtë njeri``. Dhe ai u përgjigj: ``Do ta dëgjosh nesër``. 

23

  Kështu të nesërmen Agripa dhe Berenike erdhën me shumë madhështi dhe, mbasi hynë në auditor me tribunët dhe me parinë e qytetit, me urdhër të Festit, e sollën Palin aty. 

24

  Atëherë Festi tha: ``O mbret Agripa, dhe ju të gjithë që jeni të pranishëm këtu me ne, ju po shihni atë kundër të cilit gjithë turma e Judenjve m`u drejtua mua në Jeruzalem dhe këtu, duke thirrur se nuk është më i denjë të jetojë. 

25

  Por unë, duke parë se s`ka bërë asnjë gjë që të meritojë vdekjen, dhe duke qenë se ai vetë i është apeluar Augustit, vendosa ta dërgoj. 

26

  Dhe duke qenë se s`kam asgjë konkrete që t`i shkruaj perandorit për të, e solla këtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, që pas kësaj seance të kem diçka për të shkruar. 

27

  Sepse më duket e paarsyeshme të dërgosh një të burgosur pa treguar akuzat kundër tij``. 

Veprat e Apostujve 26

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: