Albanian Bible

Gjoni 19

Gjoni

Return to Index

Chapter 20

1

  Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri. 

2

  Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë``. 

3

  Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri. 

4

  Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri. 

5

  Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty. 

6

  Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë, 

7

  dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç. 

8

  Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi. 

9

  Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish. 

10

  Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi. 

11

  Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit, 

12

  dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit. 

13

  Ata i thanë: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u përgjigj atyre: ``Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë``. 

14

  Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi. 

15

  Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kë kërkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr``. 

16

  Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, që do të thotë: Mësues. 

17

  Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj``. 

18

  Atëherë Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra. 

19

  Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: ``Paqja me ju!``. 

20

  Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan. 

21

  Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: ``Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju``. 

22

  Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ``Merrni Frymën e Shenjtë! 

23

  Kujt do t`ia falni mëkatet, do t`i jenë falur, kujt do t`ia mbani, do t`i jenë mbajtur``. 

24

  Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi. 

25

  Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: ``Kemi parë Zotin``. Por ai u tha atyre: ``Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj``. 

26

  Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``. 

27

  Pastaj i tha Thomait: ``Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``. 

28

  Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perëndia im!``. 

29

  Jezusi i tha: ``Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!``. 

30

  Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. 

31

  Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij. 

Gjoni 21

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: