| Chapter 25 |
1 | ``Atëherë mbretëria e qiejve do t`u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit. |
2 | Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka. |
3 | Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin; |
4 | kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre. |
5 | Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi. |
6 | Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!". |
7 | Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre. |
8 | Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken". |
9 | Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini". |
10 | Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll. |
11 | Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna". |
12 | Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh". |
13 | Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut``. |
14 | ``Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta. |
15 | Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill. |
16 | Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë. |
17 | Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë. |
18 | Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet. |
19 | Tani mbas një kohe të gjatë, u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta. |
20 | Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: "Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë". |
21 | Dhe i zoti i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd". |
22 | Pastaj erdhi edhe ai që kishte marrë të dy talenta dhe tha: "Zot, ti më besove dy talenta; ja, me ato unë fitova dy talenta të tjerë". |
23 | Dhe zoti i tij i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd". |
24 | Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: "Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë, |
25 | prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej". |
26 | Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: "Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë; |
27 | Ti duhet t`ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes. |
28 | Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta. |
29 | Sepse atij që ka do t`i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t`i merret edhe ajo që ka. |
30 | Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh"``. |
31 | ``Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. |
32 | Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. |
33 | Dhe delet do t`i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën. |
34 | Atëherë Mbreti do t`u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës. |
35 | Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, |
36 | isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë". |
37 | Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë? |
38 | Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm? |
39 | Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?". |
40 | Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua. |
41 | Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. |
42 | Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, |
43 | isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni". |
44 | Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?". |
45 | Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua". |
46 | Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme``. |