Albanian Bible

Zakaria 3

Zakaria

Return to Index

Chapter 4

1

  Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi. 

2

  Dhe më pyeti: "Çfarë po shikon?". U përgjigja: "Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë. 

3

  Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj". 

4

  Kështu nisa t`i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, ç`kuptim kanë këto gjëra?". 

5

  Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: "Nuk e kupton se ç`duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë: "Jo, imzot". 

6

  Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive. 

7

  "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"". 

8

  Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë: 

9

  "Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju. 

10

  Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun". 

11

  Unë u përgjigja dhe i thashë: "Këta dy ullinj në të djathtën dhe në të majtën e shandanit çfarë janë?". 

12

  Për herë të dytë nisa t`i them: "Çfarë janë këto dy degë ulliri që janë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?". 

13

  Ai m`u përgjigj dhe tha: "Nuk e kupton çfarë janë këto?". Unë u përgjigja: "Jo, imzot". 

14

  Atëherë ai më tha: "Këta janë dy të vajosurit që rrijnë afër Zotit të gjithë dheut". 

Zakaria 5

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: