Albanian Bible

Osea 7

Osea

Return to Index

Chapter 8

1

  "Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim. 

2

  Izraeli do të më bërtasë: "O Perëndia im, ne të njohim!". 

3

  Izraeli ka hedhur poshtë të mirën, armiku do ta ndjekë. 

4

  Kanë bërë mbretër disa, por jo sipas dëshirës sime; kanë caktuar krerë, por pa dijeninë time; me argjendin e tyre dhe me arin e tyre kanë bërë idhuj, me qëllim që të shkatërrohen. 

5

  Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti? 

6

  Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë. 

7

  Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë. Kërcelli i grurit nuk do të bëjë kalli dhe nuk do të prodhojë grurë; edhe në se do të prodhojë, do ta hanë të huajt. 

8

  Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar. 

9

  Sepse janë ngjitur në Asiri, si një gomar i egër që jeton i vetmuar. Efraimi gjeti dashnorë me anë dhuratash. 

10

  Megjithëse ka gjetur dashnorë midis kombeve, tani unë do t`i mbledh dhe do të fillojnë të pakësohen nën barrën e mbretit të princave. 

11

  Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati. 

12

  Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme. 

13

  Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt. 

14

  Izraeli ka harruar atë që e ka bërë dhe ka ndërtuar pallate; Juda ka shumuar qytetet e fortifikuara; por unë do të dërgoj zjarrin mbi qytetet e tij, i cili do t`i gllabërojë kështjellat e tij". 

Osea 9

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: