| Chapter 3 |
1 | Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij. |
2 | Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë. |
3 | Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën. |
4 | Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia. |
5 | Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth. |
6 | Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe. |
7 | Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim. |
8 | Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time. |
9 | Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita. |
10 | Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta. |
11 | Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar. |
12 | Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij. |
13 | Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij. |
14 | Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës. |
15 | Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin. |
16 | Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi. |
17 | Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien. |
18 | Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti". |
19 | Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin. |
20 | Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje. |
21 | Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. |
22 | Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. |
23 | Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote. |
24 | "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai. |
25 | Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. |
26 | Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit. |
27 | Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij. |
28 | Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon. |
29 | Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë. |
30 | Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje. |
31 | Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë; |
32 | por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij, |
33 | sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve. |
34 | Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut, |
35 | kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit, |
36 | kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti? |
37 | Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar? |
38 | E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit? |
39 | Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij? |
40 | Le të shqyrtojmë rrugët tona, t`i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti. |
41 | Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve. |
42 | Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur. |
43 | Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë. |
44 | Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot. |
45 | Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve. |
46 | Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh. |
47 | Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi. |
48 | Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim. |
49 | Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje, |
50 | deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë. |
51 | Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim. |
52 | Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog. |
53 | Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë. |
54 | Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua". |
55 | Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës. |
56 | Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë. |
57 | Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!" |
58 | O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time. |
59 | O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time! |
60 | Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje. |
61 | Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje, |
62 | fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën. |
63 | Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre. |
64 | Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre. |
65 | Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta. |
66 | Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit. |