| Chapter 148 |
1 | Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta. |
2 | Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij. |
3 | Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme. |
4 | Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë. |
5 | Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan. |
6 | Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë. |
7 | Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane, |
8 | zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij, |
9 | mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra; |
10 | ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë; |
11 | ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës; |
12 | të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë. |
13 | Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë. |
14 | Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja. |