| Chapter 137 |
1 | Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin; |
2 | mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona. |
3 | Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit". |
4 | Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj? |
5 | Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi; |
6 | m`u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh. |
7 | Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet". |
8 | O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë! |
9 | Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit! |