| Chapter 120 |
1 | Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m`u përgjigj. |
2 | O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. |
3 | Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? |
4 | Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. |
5 | I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! |
6 | Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. |
7 | Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën. |