Albanian Bible

Psalmet 7

Psalmet

Return to Index

Chapter 8

1

  Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! 

2

  Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t`i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit. 

3

  Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, 

4

  çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? 

5

  Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. 

6

  E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij! 

7

  Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra, 

8

  zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit. 

9

  O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun! 

Psalmet 9

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: