| Chapter 7 |
1 | Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi. |
2 | Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë |
3 | dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit. |
4 | Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: |
5 | "Prano këto gjëra prej tyre për t`i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t`ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka". |
6 | Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve. |
7 | Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre; |
8 | katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron; |
9 | por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla. |
10 | Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit. |
11 | Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit". |
12 | Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës; |
13 | ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
14 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
15 | një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust, |
16 | një dhi si flijim për mëkatin |
17 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit. |
18 | Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit. |
19 | Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
20 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
21 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
22 | një kec si flijim për mëkatin |
23 | dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit. |
24 | Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit. |
25 | Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit; |
26 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
27 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
28 | një kec si flijim për mëkatin |
29 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit. |
30 | Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit. |
31 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
32 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
33 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
34 | dhe një kec si flijim për mëkatin |
35 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit. |
36 | Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit. |
37 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor, |
38 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
39 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
40 | një kec si flijim për mëkatin |
41 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait. |
42 | Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit. |
43 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
44 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
45 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
46 | një kec si flijim për mëkatin |
47 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit. |
48 | Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit. |
49 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
50 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
51 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
52 | një kec si flijim për mëkatin, |
53 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit. |
54 | Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit. |
55 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
56 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
57 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
58 | një kec si flijim për mëkatin |
59 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit. |
60 | Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit. |
61 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
62 | një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan, |
63 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
64 | një kec si flijim për mëkatin |
65 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit. |
66 | Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit. |
67 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
68 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
69 | një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
70 | një kec si flijim për mëkatin |
71 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait. |
72 | Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit. |
73 | Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
74 | një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan, |
75 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
76 | një kec si flijim për mëkatin |
77 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit. |
78 | Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit. |
79 | Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit, |
80 | një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan, |
81 | një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust, |
82 | një kec si flijim për mëkatin |
83 | dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit. |
84 | Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari; |
85 | çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores; |
86 | të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla. |
87 | Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin. |
88 | Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij. |
89 | Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti. |