Albanian Bible

Hebrenjve 8

Hebrenjve

Return to Index

Chapter 9

1

  Pas velit tė dytė ishte tabernakulli, i quajtur "Vendi shumė i shenjtė" (Shenjtėrorja e Shenjtėrorėve), 

2

  qė pėrmbante njė tymtore prej ari edhe arkėn e Besėlidhjes, tė mbuluar nga tė gjitha anėt me ar, nė tė cilėn ishte njė enė e artė me manė, shkopi i Aaronit qė kishte buluar dhe rrasat e Besėlidhjes. 

3

  Edhe sipėr asaj ishin kerubinėt e lavdisė qė i bėnin hije pajtuesit; pėr kėto ne nuk do tė flasim me hollėsi tani. 

4

  Duke qenė tė vendosura kėshtu kėto gjėra, priftėrinjtė hynin vazhdimisht nė tabernakulli i parė pėr tė kryer shėrbesėn hyjnore; 

5

  por nė tė dytin hynte vetėm kryeprifti njė herė nė vit, jo pa gjak, tė cilin e ofronte pėr veten e tij dhe pėr mėkatet e popu-llit tė kryera nė padije. 

6

  Nė kėtė mėnyrė Fryma e Shenjtė donte tė tregonte se udha e shenjtėrores ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po qėndronte tabernakulli i parė, 

7

  i cili ėshtė njė shėmbėlltyrė pėr kohėn e tanishme; dhe donte tė tregonte se dhuratat dhe flijmet qė jepeshin nuk mund ta bėnin tė pėrsosur nė ndėrgjegje atė qė e kryente shėrbesėn hyjnore, 

8

  sepse kishte tė bėnte vetėm me ushqime, pije, larje tė ndryshme, urdhėrime mishi, tė imponuara deri nė kohėn e ndryshimit. 

9

  Por Krishti, qė erdhi si kryeprift i tė mirave qė do tė vijnė nė tė ardhmen, duke kaluar nėpėr njė tabernakull mė tė madh e mė tė pėrkryer, qė s`ėshtė bėrė me dorė, pra, qė nuk ėshtė e kėsaj krijese, 

10

  hyri njė herė e pėrgjithmonė nė shenjtėrore, jo me gjakun e cjepve dhe tė viēave, por me gjakun e vet, dhe fitoi njė shpėtim tė amshuar. 

11

  Sepse, nė qoftė se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i njė mėshqerre i spėrkatur mbi tė ndoturit, i shenjtėron, duke i pastruar nė mish, 

12

  aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t`i shėrbyer Perėndisė sė gjallė! 

13

  Pėr kėtė arsye ai ėshtė ndėrmjetėsi i Besėlidhjes sė re qė, me anė tė vdekjes qė u bė pėr shpėrblimin e shkeljeve qė u kryen gjatė Besėlidhjes sė parė, tė thirrurit tė marrin premtimin e trashėgimisė sė amshuar. 

14

  Sepse atje ku ka njė testament do tė ketė me doemos edhe vdekjen e trashėgimlėnėsit. 

15

  Sepse testamenti ėshtė i vlefshėm vetėm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarė fuqie deri sa trashėgimlėnėsi ende rron. 

16

  Prandaj edhe Besėlidhja e parė nuk u vėrtetua pa gjak. 

17

  Sepse kur iu shpallėn tė gjitha urdhėrimet sipas ligjit gjithė popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viēave, tė cjepve, bashkė me ujė, lesh tė kuq dhe hisop, e spėrkati librin dhe gjithė popullin, 

18

  duke thėnė: ``Ky ėshtė gjaku i Besėlidhjes qė Perėndia urdhėroi pėr ju``. 

19

  Gjithashtu ai me atė gjak spėrkati edhe tabernakullin dhe tė gjitha orenditė e shėrbesės hyjnore. 

20

  Dhe sipas ligjit, gati tė gjitha gjėrat pastrohen me anė tė gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesė. 

21

  Ishte, pra, e nevojshme qė format e gjėrave qiellore tė pastroheshin me kėto gjėra; por vetė gjerat qiellore me flijime mė tė mira se kėto. 

22

  Sepse Krishti nuk hyri nė njė shenjtėrore tė bėrė me dorė, qė ėshtė vetėm shėmbėllesė e asaj tė vėrtetė, por nė vetė qiellin pėr tė dalė tani pėrpara Perėndisė pėr ne, 

23

  dhe jo pėr ta kushtuar si fli veten e vet shumė herė, sikurse kryeprifti qė hyn vit pėr vit nė shenjtėrore me gjak qė s`ėshtė i veti, 

24

  sepse pėrndryshe ai duhet tė pėsonte shumė herė qė kur se u krijua bota; por tani, vetėm njė herė, nė fund tė shekujve Krishti u shfaq pėr tė prishur mėkatin me anė tė flijimit tė vetvetes. 

25

  Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė, dhe mė pas vjen gjyqi, 

26

  kėshtu edhe Krishti, pasi u dha vetėm njėherė pėr tė marrė mbi vete mėkatėt e shumėve, do tė duket pėr sė dyti pa mėkat pėr ata qė e presin pėr shpėtim. 

27

  Sepse ligji, duke pasur hijen e tė mirave qė kishin pėr tė ardhur dhe jo figurėn vetė tė gjėrave, nuk mundet kurrė qė t`i bėjė tė pėrkryer ata qė i afrohen Perėndisė me anė tė tė njėjtave flijime qė ofrohen vazhdimisht vit pėr vit. 

28

  Sepse pėrndryshe do tė kishin pushuar t`i ofronin, sepse ata qė e ushtrojnė kultin, si tė pastroheshin njė herė, a nuk do tė kishin mė asnjė vetėdije pėr mėkatet? 

Hebrenjve 10

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: