Albanian Bible

Veprat e Apostujve 11

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 12

1

  Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha. 

2

  Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit. 

3

  Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve). 

4

  Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës. 

5

  Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të. 

6

  Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun. 

7

  Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: ``Çohu shpejt!``. Dhe zinxhirët i ranë nga duart. 

8

  Pastaj engjëlli i tha: ``Ngjishu dhe lidhi sandalet!``. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: ``Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!``. 

9

  Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç`po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim. 

10

  Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë. 

11

  Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ``Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve``. 

12

  Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin. 

13

  Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar. 

14

  Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës. 

15

  Por ata i thanë: ``Ti flet përçart``. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ``Éshtë engjëlli i tij!``. 

16

  Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën. 

17

  Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ``Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!``. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër. 

18

  Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç`kishte ndodhur me Pjetrin. 

19

  Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë. 

20

  Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse 

21

  Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim. 

22

  Populli e brohoriste, duke thënë: ``Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!``. 

23

  Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq. 

24

  Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej. 

25

  Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark. 

Veprat e Apostujve 13

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: