Albanian Bible

Danieli 5

Danieli

Return to Index

Chapter 6

1

  I pėlqeu Darit tė vendosė mbi mbretėrinė njėqindenjėzet satrapė, tė cilėt, tė ishin nė krye tė gjithė mbretėrisė. 

2

  dhe mbi ta kishte tre prefektė, nga tė cilėt njėri ishte Danieli, tė cilėve kėta satrapė duhet t`u jepnin llogari, mė qėllim qė mbreti tė mos pėsonte asnjė dėm. 

3

  Danieli shkėlqente mbi prefektėt dhe satrapėt e tjerė, sepse ai kishte njė frymė mė tė lartė, dhe mbreti mendonte ta vendoste mbi tėrė mbretėrinė. 

4

  Atėherė prefektėt dhe satrapėt kėrkuan tė gjenin njė pretekst kundėr Danielit lidhur me administrimin e mbretėrisė, por nuk mundėn tė gjejnė asnjė pretekst apo korruptim, sepse ai ishte besnik dhe nuk mundėn tė gjejnė tek ai asnjė gabim apo korruptim. 

5

  Atėherė kėta njerėz thanė: "Nuk do tė gjejmė kurrė ndonjė pretekst kundėr Danielit, veē se po ta gjejmė kundėr tij nė vet ligjin e Perėndisė tė tij." 

6

  Atėherė ata prefektė dhe satrapė u mblodhėn me zhurmė para mbretit dhe i thanė: "O mbreti Dar, jetofsh pėr jetė! 

7

  Tėrė prefektėt e mbretėrisė, qeveritarėt dhe satrapėt, kėshilltarėt dhe komandantėt u konsultuan bashkė pėr tė nxjerrė njė vendim mbretėror dhe pėr tė bėrė njė dekret tė prerė, nė bazė tė tė cilėve kushdo qė gjatė tridhjetė ditėve do t`i drejtojė njė kėrkesė cilėsdo perėndie a njeriu pėrveē teje, o mbret, tė hidhet nė gropėn e luanėve. 

8

  Tani, o mbret, nxirr dekretin dhe firmos dokumentin, nė mėnyrė qė tė mos ndryshohet dot nė pajtim me ligjin e Medasve dhe tė Persianėve, qė ėshtė i parevokueshėm". 

9

  Pastaj mbreti Dari nėnshkroi dokumentin dhe dekretin. 

10

  Kur Danieli mėsoi qė dokumenti ishte nėnshkruar, hyri nė shtėpinė e vet. Pastaj nė dhomėn e tij tė sipėrme, me dritaret e saj tė hapura nė drejtim tė Jeruzalemit, tri herė nė ditė gjunjėzohej, lutej dhe falenderonte Perėndinė e tij, siē e bėnte zakonisht mė parė. 

11

  Atėherė ata njerėz erdhėn duke bėrė zhurmė dhe e gjetėn Danielin qė po i lutej dhe i pėrlutej Perėndisė tė tij. 

12

  Kėshtu iu afruan mbretit dhe folėn para tij pėr dekretin mbretėror: "A nuk ke nėnshkruar njė dekret nė bazė tė tė cilit gjatė tridhjetė ditėve kushdo qė do tė bėjė njė kėrkesė drejtuar ēfarėdo perėndie ose njeriu me pėrjashtimin tėnd, o mbret, do tė hidhet nė gropėn e luanėve?". Mbreti u pėrgjigj dhe tha: "Kjo gjė ėshtė vendosur nė pajtim me ligjin e Mediasve dhe tė Persianėve, qė nuk mund tė ndryshohet". 

13

  Atėherė ata nisėn pėrsėri tė flasin pėrpara mbretit: "Danieli, qė ėshtė njė ndėr tė mėrguarit e Judės, nuk tregon asnjė konsideratė pėr ty, o mbret, ose pėr dekretin qė ke nėnshkruar, por i drejton lutje tri herė nė ditė Perėndisė tė tij". 

14

  Me tė dėgjuar kėtė, mbreti u hidhėrua me tė madhe dhe duke dashur nė zemėr tė vet ta ēlirojė Danielin, u pėrpoq deri sa perėndoi dielli ta shkėputė nga duart e tyre. 

15

  Por ata njerėz erdhėn te mbreti duke bėrė zhurmė dhe i thanė: "Dije, o mbret, qė ėshtė ligj i Medasve dhe i Persianėve qė asnjė dekret ose edikt i shpallur nga mbreti nuk mund tė ndryshohet". 

16

  Atėherė mbreti dha urdhėr dhe Danieli u ēua tutje dhe u hodh nė gropėn e luanėve. Por mbreti i foli Danielit dhe i tha: "Perėndia jote, sė cilės ti i shėrben vazhdimisht, do tė vijė vetė tė tė shpėtojė". 

17

  Pastaj sollėn njė gur, dhe e vunė nė grykėn e gropės; mbreti e vulosi me unazėn e tij, me unazėn e tė mėdhenjve tė tij, nė mėnyrė qė vendimi i tij lidhur me Danielin tė mos ndryshohej. 

18

  Atėherė mbreti u tėrhoq nė pallatin e tij dhe kaloi natėn duke agjėruar; nuk sollėn para tij asnjė muzikant, madje edhe gjumi e braktisi. 

19

  Tė nesėrmen nė mėngjes mbreti u zgjua shumė herėt dhe shkoi me nxitim nė gropėn e luanėve. 

20

  Me tė arritur pranė gropės, thirri Danielin me zė zemėrthyer; mbreti filloi t`i thotė Danielit: "Daniel, shėrbėtor i Perėndisė tė gjallė, Perėndia yt, a ka mundur tė tė shpėtojė nga luanėt?". 

21

  Atėherė Danieli i tha mbretit: "O mbret, jetofsh pėrjetė! 

22

  Perėndia im dėrgoi engjėllin e tij qė ka mbyllur gojėn e luanėve, dhe ata nuk mė kanė bėrė asnjė tė keqe, sepse kam dalė i pafaj pėrpara atij; por edhe pėrpara teje, o mbret, nuk kam bėrė asnjė tė keqe". 

23

  Atėherė mbreti u gėzua shumė dhe urdhėroi qė Danieli tė nxirrej nga gropa. Kėshtu Danielin e nxorėn nga gropa dhe nuk u gjet mbi tė asnjė lėndim sepse kishte pasur besim te Perėndia i tij. 

24

  Pastaj mbreti urdhėroi qė tė silleshin ata njerėz qė kishin paditur Danielin dhe i hodhėn nė gropėn e luanėve, ata, bijtė e tyre dhe gratė e tyre. Dhe para se tė arrinin nė fund tė gropės, luanėt u hodhėn mbi ta dhe copėtuan tėrė kockat e tyre. 

25

  Atėherė mbreti Dar u shkroi tėrė popujve, kombeve dhe gjuhėve qė banonin nė gjithė dheun: "Paqja juaj qoftė e madhe! 

26

  Unė dekretoj qė nė tė gjithė sundimin e mbretėrisė sime tė dridhen dhe tė kenė frikė para Perėndisė tė Danielit, sepse ai ėshtė Perėndia i gjallė qė ekziston pėrjetė. Mbretėria e tij nuk do tė shkatėrrohet kurrė dhe sundimi i tij nuk do tė ketė fund kurrė. 

27

  Ai ēliron, shpėton dhe kryen shenja dhe mrekulli nė qiell dhe nė tokė; ėshtė ai qė e ēliroi Danielin nga fuqia e luanėve". 

28

  Kėshtu Danieli pati mbarėsi gjatė mbretėrimit tė Darit dhe gjatė mbretėrimit tė Kirit, Persianit. 

Danieli 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: