Albanian Bible

Jozueu 21

Jozueu

Return to Index

Chapter 22

1

  Pastaj Jozueu thirri Rubenitėt, Gaditėt dhe gjysmėn e fisit tė Manasit dhe u tha atyre: 

2

  "Ju keni zbatuar tė gjitha ato qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju kishte urdhėruar dhe i jeni bindur zėrit tim lidhur me ato qė ju kam porositur. 

3

  Ju nuk keni braktisur vėllezėrit tuaj gjatė kėsaj kohe tė gjatė deri mė sot dhe keni zbatuar urdhrat qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka porositur. 

4

  Dhe tani qė Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė tė pushojnė vėllezėrit tuaj, ashtu siē u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni nė ēadrat tuaja nė vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka caktuar matanė Jordanit. 

5

  Vetėm kini kujdes tė zbatoni urdhėrimet dhe ligjin qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka dhėnė, duke e dashur Zotin, Perėndinė tuaj, duke ecur nė tė gjitha rrugėt e tij, duke zbatuar tė gjitha urdhėrimet e tij, duke qendruar sa mė afėr tij dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt". 

6

  Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhėr tė largohen, dhe ata u kthyen nė ēadrat e tyre. 

7

  Moisiu i kishte dhėnė gjysmės sė fisit tė Manasit njė trashėgimi nė Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmės tjetėr njė trashėgimi midis vėllezėrve tė tyre, nga kjo anė e Jordanit, nė perėndim. Kėshtu, kur Jozueu i ktheu nė ēadrat e tyre, i bekoi, 

8

  dhe u foli atyre, duke thėnė: "Ju po ktheheni nė ēadrat tuaja me pasuri tė mėdha, me njė numėr tė madh bagėtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e njė numėr tė madh rrobash; ndani me vėllezėrit plaēkėn e armiqve tuaj". 

9

  Kėshtu bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u kthyen, duke i lėnė bijtė e Izraelit nė Shilon, nė vendin e Kanaanit, pėr tė shkuar nė vendin e Galaadit, pronė e tyre dhe qė e kishin marrė simbas urdhrit tė dhėnė nga Zoti me anė tė Moisiut. 

10

  Pasi arritėn nė brigjet e Jordanit qė ndodhet nė vendin e Kanaanit, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit ndėrtuan njė altar, pranė Jordanit, njė altar me pamje tė madhėrishme. 

11

  Bijtė e Izraelit dėgjuan se thuhej: "Ja, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit kanė ndėrtuar njė altar nė kufijtė e vendit tė Kanaanit, nė brigjet e Jordanit, nė anėn e pushtuar nga bijtė e Izraelit". 

12

  Kur bijtė e Izraelit e mėsuan kėtė gjė, tėrė asambleja e bijve tė Izraelit u mblodh nė Shilon pėr tė bėrė luftė kundėr tyre. 

13

  Atėherė bijtė e Izraelit u dėrguan bijve tė Rubenit, bijve tė Gadit dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, nė vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar, 

14

  dhe bashkė me tė dhjetė princa, njė princ pėr ēdo shtėpi atėrore tė fiseve tė ndryshme tė Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i njė shtėpie atėrore midis ndarjeve tė Izraelit. 

15

  Ata shkuan te bijtė e Rubenit, te bijtė e Gadit dhe te gjysma e fisit tė Manasit nė vendin e Galaadit dhe folėn me ta, duke thėnė: 

16

  "Kėshtu thotė tėrė asambleja e Zotit: "Ē`ėshtė kjo shkelje qė keni kryer kundėr Perėndisė sė Izraelit, duke mos e ndjekur mė sot Zotin, duke ndėrtuar njė altar pėr tė ngritur krye sot kundėr Zotit? 

17

  Mos qe vallė gjė e vogėl paudhėsia e Peorit, nga e cila nuk jemi larė ende deri mė sot dhe qė solli njė fatkeqėsi mbi asamblenė e Zotit, 

18

  qė ju shtyn sot tė mos e ndiqni Zotin? Sepse, po tė jetė se sot ngreni krye kundėr Zotit, nesėr ai do tė zemėrohet kundėr tėrė asamblesė sė Izraelit. 

19

  Nė qoftė se e konsideroni tė papastėr vendin qė zotėroni, mund tė kaloni nė vendin qė ėshtė pronė e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe tė banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundėr Zotit dhe kundėr nesh, duke ndėrtuar njė altar pėrveē atij tė Zotit, Perėndisė tonė. 

20

  Kur Akani, bir i Zerahut, kreu njė shkelje nė gjėrat e caktuara tė shfarosen, a nuk tėrhoqi vallė zemėrimin e Zotit mbi gjithė asamblenė e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi qė gjeti vdekjen nė paudhėsinė e tij"". 

21

  Atėherė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u pėrgjegjėn dhe u thanė krerėve tė ndarjeve tė Izraelit: 

22

  "Zoti Perėndia i perėndive, Zoti Perėndia i perėndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mėsojė. Nė qoftė se e bėmė pėr rebelim ose pėr mosbesnikėri ndaj Zotit, mos na kurseni nė kėtė ditė. 

23

  Nė rast se kemi ndėrtuar njė altar pėr tė mos e ndjekur mė Zotin ose pėr tė ofruar mbi tė olokaustet apo blatime ushqimore, ose pėr tė bėrė mbi tė flijime falėnderimi, le tė na kėrkojė llogari vetė Zoti! 

24

  Por nė tė vėrtetė ne e bėmė kėtė me frikė, pėr njė arėsye, duke menduar qė nė tė ardhmen pasardhėsit tuaj mund t`u thonin pasardhėsve tanė: "Ēfarė ju lidh me Zotin, Perėndinė e Izraelit? 

25

  Zoti e ka vėnė Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij tė Rubenit, o bij tė Gadit; ju nuk keni asnjė pjesė te Zoti". Kėshtu pasardhėsit tuaj mund t`i largojnė pasardhėsit tanė nga frika e Zotit. 

26

  Prandaj thamė: "Le tė ndėrtojmė njė altar, jo pėr olokauste as pėr flijime, 

27

  por qė tė shėrbejė si dėshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhėsve tanė pas nesh, nė mėnyrė qė tė mund tė kryejmė shėrbimin e Zotit pėrpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona tė falėnderimit, me qėllim qė pasardhėsit tuaj tė mos u thonė njė ditė pasardhėsve tanė: Ju nuk keni asnjė pjesė tek Zoti". 

28

  Prandaj thamė: Nė rast se ndodh qė njė ditė tė na thonė kėtė neve ose pasardhėsve tanė, atėherė do tė pėrgjigjemi: Shikoni formėn e altarit tė Zotit qė ndėrtuan etėrit tanė, jo pėr olokauste as pėr flijime, por qė tė shėrbejė si dėshmitar midis nesh dhe jush. 

29

  Nuk na ka shkuar mendja tė ngremė krye kundėr Zotit dhe as tė heqim dorė nga bindja ndaj Zotit, duke ndėrtuar njė altar pėr olokaustet, pėr blatimet e ushqimit ose pėr flijimet, pėrveē altarit tė Zotit, Perėndisė tonė, qė ndodhet pėrpara tabernakullit tė tij!". 

30

  Kur prifti Finehas dhe princat e asamblesė, krerėt e ndarjeve tė Izraelit qė ishin me tė, dėgjuan fjalėt qė thanė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe bijtė e Manasit, mbetėn tė kėnaqur. 

31

  Atėherė Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve tė Rubenit, tė Gadit dhe tė Manasit: "Sot pranojmė qė Zoti ėshtė midis nesh, sepse ju nuk keni kryer kėtė shkelje ndaj Zotit; kėshtu i keni shpėtuar bijtė e Izraelit nga dora e Zotit". 

32

  Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lanė bjtė e Rubenit dhe tė Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen nė vendin e Kanaanit pranė bijve tė Izraelit, tė cilėve u treguan ngjarjen. 

33

  Kjo gjė u pėlqeu bijve tė Izraelit, dhe bijtė e Izraelit bekuan Perėndinė, dhe nuk folėn mė tė shkojnė pėr tė luftuar kundėr bijve tė Rubenit dhe tė Gadit dhe tė shkatėrronin vendin nė tė cilin ata banonin. 

34

  Dhe bijtė e Rubenit dhe tė Gadit e quajtėn "Dėshmitar" kėtė altar, sepse thanė: "Ai ėshtė dėshmitar midis nesh qė Zoti ėshtė Perėndia". 

Jozueu 23

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: