Albanian Bible

Zanafilla 26

Zanafilla

Return to Index

Chapter 27

1

  Kur Isaku u plak dhe sytė e tij u dobėsuan aq shumė sa nuk shikonte mė, ai thirri tė birin Esau dhe i tha: "Biri im!". 

2

  Esau i tha: "Ja ku jam!". Atėherė Isaku i tha: "Ja, unė jam plak dhe nuk e di nė ē`ditė kam pėr tė vdekur. 

3

  Prandaj merr tani armėt e tua, kukurėn dhe harkun tėnd, dil nėpėr fushat dhe kap pėr mua kafshė gjahu; 

4

  pastaj mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme nga ato qė mė pėlqejnė dhe sillma, qė unė ta ha dhe shpirti im tė tė bekojė para se tė vdes". 

5

  Tani Rebeka rrinte duke dėgjuar, ndėrsa Isaku i fliste birit tė tij Esau. Kėshtu Esau shkoi nėpėr fusha pėr tė gjuajtur kafshė tė egra pėr t`ia shpėnė tė atit. 

6

  Atėherė Rebeka i foli Jakobit, birit tė saj, dhe i tha: "Ja, unė dėgjova babanė tėnd qė i fliste Esaut, vėllait tėnd duke i thėnė: 

7

  "Mė sill gjah dhe mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme, qė unė ta ha dhe tė tė bekoj nė prani tė Zotit, para se tė vdes". 

8

  Prandaj, biri im, bindju zėrit tim dhe bėj atė qė tė urdhėroj. 

9

  Shko tani nė kope dhe mė sill dy keca tė mirė; unė do tė pėrgatis njė gjellė tė shijshme pėr babanė tėnd, nga ato qė i pėlqejnė atij. 

10

  Pastaj ti do t`ia ēosh babait tėnd qė ta hajė, dhe kėshtu ai do tė bekojė para se tė vdesė". 

11

  Jakobi i tha Rebekės, nėnės sė tij: "Ja, vėllai im Esau ėshtė leshtor, ndėrsa unė e kam lėkurėn tė lėmuar. 

12

  Ndofta babai im mė prek me dorė; do t`i dukem atij mashtrues dhe do tė tėrheq mbi vete njė mallkim nė vend tė njė bekimi". 

13

  Por nėna e tij iu pėrgjegj: "Ky mallkim le tė bjerė mbi mua, biri im! Bindju vetėm asaj qė tė thashė dhe shko tė marrėsh kecat". 

14

  Ai vajti pra t`i marrė dhe ia ēoi nėnės sė tij; dhe e ėma pėrgatiti me to njė gjellė tė shijshme, nga ato qė i pėlqenin babait tė tij. 

15

  Pastaj Rebeka mori rrobat mė tė bukura tė Esaut, birit tė saj mė tė madh, qė i mbante nė shtėpi pranė vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit tė saj mė tė vogėl; 

16

  dhe me lėkurėt e kecave veshi duart e tij dhe pjesėn e lėmuar tė qafės sė tij. 

17

  Pastaj vuri nė dorė tė Jakobit, birit tė saj, gjellėn e shijshme dhe bukėn qė kishte pėrgatitur. 

18

  Atėherė ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u pėrgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?". 

19

  Atėherė Jakobi i tha babait tė tij: "Jam Esau, i parėlinduri yt. Bėra siē mė ke thėnė. Tani ēohu, ulu dhe fillo tė hash nga gjahu im, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė". 

20

  Por Isaku i tha tė birit: "Por si bėre qė e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u pėrgjegj: "Sepse Zoti, Perėndia yt, bėri qė tė vijė tek unė". 

21

  Atėherė Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lėrmė tė tė prek, biri im, pėr tė ditur nėse je pikėrisht biri im Esau ose jo". 

22

  Dhe kėshtu Jakobi iu afrua Isakut, babait tė tij; dhe mbasi ky e preku me dorė, tha: "Zėri ėshtė i Jakobit, por duart janė duart e Esaut". 

23

  Kėshtu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vėllait tė tij Esau; dhe e bekoi. 

24

  Dhe tha: "A je ti me tė vėrtetė biri im Esau?". Ai u pėrgjigj: "Po". 

25

  Atėherė Isaku i tha: "Mė shėrbe qė tė ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im tė tė bekojė". Kėshtu Jakobi i shėrbeu dhe Isaku hėngri. Jakobi i solli edhe verė dhe ai e piu. 

26

  Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe mė puth, biri im". 

27

  Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erėn e rrobave tė tij dhe e bekoi duke thėnė: "Ja, era e tim biri ėshtė si era e njė fushe, qė Zoti e ka bekuar. 

28

  Perėndia tė dhėntė vesėn e qiellit dhe pjellorinė e tokės, si edhe bollėkun e grurit dhe tė verės. 

29

  Tė shėrbefshin popujt dhe kombet u pėrkulshin para teje. Qofsh pronar i vėllezėrve tė tu dhe bijtė e nėnės sate u pėrkulshin para teje. I mallkuar qoftė cilido tė mallkon, i bekuar qoftė cilido tė bekon!". 

30

  Dhe ndodhi qė, pikėrisht kur Isaku kishte mbaruar sė bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e tė atit Isak, vėllai i tij Esau u kthye nga gjahu. 

31

  Edhe ai pėrgatiti njė gjellė tė shijshme dhe ia shpuri babait tė tij dhe i tha: "Ēohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tėnd, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė". 

32

  Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u pėrgjegj: "Jam Esau, biri yt i parėlindur". 

33

  Atėherė Isakun e zunė ca tė dridhura shumė tė forta dhe i tha: "Kush ėshtė ai, pra, qė gjuajti gjahun dhe ma solli? Unė i hėngra tė gjitha para se tė vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka pėr tė mbetur ai". 

34

  Me tė dėgjuar fjalėt e tė atit, Esau dha njė ulurimė tė fortė dhe shumė tė hidhur. Pastaj i tha tė atit: "Bekomė edhe mua, ati im!". 

35

  Por Isaku iu pėrgjigj: "Yt vėlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tėnd". 

36

  Esau i tha: "Jo mė kot ėshtė quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herė: mė hoqi parėbirninė dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur njė bekim pėr mua?". 

37

  Atėherė Isaku u pėrgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unė e bėra zotrinė tėnd dhe i dhashė tėrė vėllezėrit e tij si shėrbėtorė, dhe e pajisa me grurė dhe me verė; ē`mund tė bėj pėr ty, biri im?". 

38

  Esau i tha babait tė tij: "A ke vetėm kėtė bekim, ati im? Bekomė edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zėrin dhe qau. 

39

  Isaku, babai i tij, u pėrgjigj duke i thėnė: "Ja, banesa jote do tė privohet nga pjelloria e tokės dhe nga vesa qė zbret nga lartėsia e qiellit. 

40

  Ti do tė jetosh me shpatėn tėnde dhe do tė jesh shėrbėtori i vėllait tėnd; por do tė ndodhė qė, kur do tė luftosh, do ta thyesh zgjedhėn e tij nga qafa jote". 

41

  Kėshtu Esau filloi ta urrejė Jakobin pėr shkak tė bekimit qė i kishte dhėnė i ati, dhe tha nė zemėr tė vet: "Ditėt e zisė pėr babanė po afrohen; atėherė do tė vras vėllanė tim Jakobin". 

42

  Kur i treguan Rebekės fjalėt e Esaut, birit tė saj mė tė madh, ajo dėrgoi ta thėrrasin birin e saj mė tė vogėl, Jakobin, dhe i tha: "Ja, Esau, yt vėlla, ngushėllohet ndaj teje, duke menduar tė tė vrasė. 

43

  Prandaj, biri im, bindju fjalėve qė tė them: Ēohu dhe ik shpejt nė Haran te Labano, vėllai im; 

44

  dhe qėndro ca kohė me tė, deri sa t`i kalojė zemėrimi vėllait tėnd, 

45

  deri sa mėria e vėllait tėnd tė largohet prej teje dhe ai tė harrojė atė qė i ke bėrė; atėherė do tė dėrgojė njerėz qė tė tė marrin prej andej. Pse duhet t`ju humbas qė tė dyve brėnda njė dite tė vetme?". 

46

  Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta pėr shkak tė bijave tė Hethit. Nė rast se Jakobi merr pėr grua njė nga bijat e Hethit, njė grua si ato tė vendit, ē`mė duhet jeta?". 

Zanafilla 28

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: